Në Kroaci në datat 26 deri në 29 qershor u mbajt Liga Botërore e karateistëve të rinj. Karakteistja 14 vjeçare e ekipit Bijtë e Shqipes Lushnje, Amanda Dedej është kthyer me medalje ari.
Në peshën nën 52 kilogram, karakteistja u ndesh me gjashtë kundërshtare ku në finale mposhti serben Neda Mariçeviç, duke fituar 4- 0.
Ndërsa tani synimi i Amanda Dedej 14 vjeç është medalja e artë olimpike.