Faqja e bashkisë së Tiranës me 20 qershor u sulmua nga grupi i hakerave “Homeland Justice” që mbështeten nga Irani, duke e nxjerrë jashtë funksionit.
Në lidhje me këtë ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, ku ka publikuar një analizë lidhur me sulmin kibernetik ndaj bashkisë.
“Një skedar keqdashës i llojit wiper, i identifikuar si Display_10.exe, është analizuar nga ekspertët tanë pas shpërndarjes në serverët dhe pajisjet fundore të Bashkisë Tiranë. Ky malware përdor teknika të avancuara për të fshirë të dhëna dhe për të prishur sistemin operativ Windows”, thuhet në reagim.