Pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube, te Interi është krijuar një situatë tensioni. Kapiteni Lautaro Martinez u shpreh ashpër ndaj Hakan Calhanoglu, duke thënë se kush nuk dëshiron të qëndrojë, më mirë të largohet, pasi fanella zikaltër ka shumë rëndësi.
Në përgjigje, Calhanoglu, i cili është i dëmtuar dhe përflitet për transferim te Galatasaray, theksoi se respekton çdo mendim, por se nuk e ka tradhtuar asnjëherë Interin.
Ai shtoi se ka refuzuar oferta të rëndësishme dhe se ka dhënë gjithçka për klubin, duke nënvizuar se udhëheqësi i vërtetë qëndron pranë skuadrës dhe nuk fajëson të tjerët.
Calhanoglu përfundoi duke thënë se e ardhmja do të shihet, por historia do të mbajë mend ata që qëndruan në këmbë.