Vllaznia u mposht 4-0 nga sllovenët e Olimpija Ljubljana. Në pjesën e dytë, Vllaznia luajti me 10 lojtarë, pasi Artan Jazxhi u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.
Gjithashtu humbje pësoi edhe Dinamo ku u mposht me rezultatin 2 me 1 nga Shkëndija.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pas golave të Krasniqit për kuqezinjtë dhe Itodo Mandela te blutë.
Në pjesën e dytë, Jakupi shënoi golin që i dha fitore Shkëndijës, me tetovarët që më herët shpërdoruan edhe një penallti.