-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr në fushën e mbetjeve në Elbasan, Arben Cara: E vështirë shuarja

Kryesoret

Pasditen e sotme një vatër zjarri u aktivizua në fushën e mbetjeve urbane në Elbasan. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, ka deklaruar se është e vështirë për tu shuar pasi vatra është e madhe.

Cara tha se zjarri është izoluar që të mos rrezikohen banesat. Gjithashtu ai tha se janë angazhuar 60 forca zjarrfikëse nga bashkia Tiranë, Berat dhe Kavajë që po punojnë për izolimin e flakëve.

“Për vatrën aktuale ku ne jemi kemi angazhuar edhe 60 forca zjarrfikëse nga disa bashki fqinje nga Tirana, Berati dhe Kavaja, ku po punohet për izolim e saj, janë mbetje urbane që janë të vështira për tu shuar. Bashkia vet ka vendosur disa fadroma duke i izoluar me mbetje të lumit të Shkumbinit, është shumë e përhapur dhe kemi arritur që ta izolojmë që të të mos rrezikohen banesat. Edhe ushtria është angazhuar me 2-3 automjete, edhe pse ajo fiket riaktizizohet në pak sekonda. Po duhet që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë”, tha ai.

Zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit