Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve në landfilin e Elbasanit. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe është krijuar edhe tym.
Banorët përreth janë shqetësuar në lidhje me zjarrin që po përhapet me shpejtësi. Ndërkohë forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin e zjarrit dhe rreziku mbetet i lartë.
Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimit, Arben Cara ka deklaruar se shuarja është e vështirë për shkak të terrenit. Ai ka thënë se edhe pse fiket vatra përsëri aktivizohet në pak sekonda.
Zjarr në fushën e mbetjeve në Elbasan, Arben Cara: E vështirë shuarja








