Ditën e sotme një akison u zhvillua në “Bankers Petroleum” në Fier dhe u arrestua drejtori i kompanisë Hongping Xiao dhe ish drejtori Leonidha Çobo.
Sipas detajeve të reja, mësohet se pjesë e aksionit janë kryer edhe kontrolle banesash.
Dyshohet se shkak për dy arrestimet është bërë një borxh që “Bankers Petroleum” i ka shtetit.
“Bankers Petroleum” mbetet një nga kompanitë më të mëdha që operojnë në industrinë e naftës në Shqipëri. Pas një dekade nën drejtimin e investitorëve kanadezë, kompania kaloi në pronësi të sipërmarrësve kinezë, të cilët e menaxhojnë edhe aktualisht.
Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i Bankers Petroleum, detaje të reja