-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmon arrestin me burg për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me bandën kriminale të Suel Çelës.

Trupi gjykues rrëzoi ankimimin e Fetahut lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë. Ajo akuzohet për korrupsion dhe ndihmë në favor të organizatës kriminale, duke u përfshirë në ndikimin dhe lehtësimin e pozitës së anëtarëve të bandës në sistemin gjyqësor.

Sipas SPAK, banda e Suel Çelës kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë dhe gjyqësisë, duke përfshirë edhe Fetahun, për të garantuar mbrojtje dhe favore për drejtuesit e grupit.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rolit të të përfshirëve dhe ndikimit të organizatës kriminale në sistemin e drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit