Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se takimi me presidenten Vjosa Osmani ka qenë i hapur dhe kanë diskutuar për moskonstituimin e Kuvendit që nga 19 prilli.
Kurti ka thënë se në takimin e të shtunës ka ftuar që të bien dakord për përbërjen e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu ai paralajmëroi vështirësi për shkak të interpretimeve të gabuara të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga opozita.
“Takimi me Vjosën ka shkuar mirë, sepse diskutuam të gjitha temat lidhur me moskonstituimin e Kuvendit që nga 19 prilli. Është një konstatim i përbashkët se koha është e kufizuar nuk kemi më shumë se tri javë. Më herët është më mirë, më vonë nuk mundet. Kështu thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që deri në fund të korrikut gjithçka duhet të përfundojë. Presidentja ka shprehur brengat e saj.
Haxhiu ka deklaruar se nuk ka nevojë për votim të dyfishtë, pasi nuk është kandidate. Në takimin e së shtunës kam ftuar të biem dakord për një pako për përbërjen e Kryesisë së Kuvendit. Nëse nuk preferoni votim të fshehtë, dërgoni përfaqësuesit tuaj dhe kthehemi te vota e hapur. Kam shpresë, por jo shumë, për shkak të leximeve të ndryshme dhe të gabuara që po i bëhen aktgjykimit nga ana e tyre”, u shpreh Kurti në Tëvë1