Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të ketë më Hamas. Netanyahu ka thënë se nuk do të kthehen më tek e shkuara.
“Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të ketë Hamastan. Ne nuk do të kthehemi më tek e shkuara. Ka mbaruar.“, u shpreh ai.
Hamasi tha se është i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, por nuk pranoi propozimin 60-ditor të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një deklaratë, Hamasi përsëriti gjithashtu se synon një marrëveshje që do të siguronte tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.