-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takim me 4 krerët e partive: Brenda 30 ditësh të arrihet pajtim për konstitumin e Kuvendit

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot krerët e partive politike në Kosovë, Albin Kurtin (VV), Memli Krasniqin (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Sipas njoftimit të presidencës, Osmani u ka bërë thirrje liderëve që brenda një afati 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të arrihet pajtimi për konstituimin e Kuvendit.

“Presidentja Osmani u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit. Ashtu siç ka potencuar edhe në deklarime të mëparme, Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione. Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend edhe përgjatë ditëve në vijim, në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit