Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Cërrik krerët e bashkive të qarkut Elbasan. Në fokus të diskutimeve është axhenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor.
Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt zhvillimit dhe mbështetjes së bujqësisë në rajon.
Padyshim që në këtë takim do të preket edhe çështja e plehrave pas zjarrit në landfillin e Elbasanit.









