-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Rama tani shitet si mbrojtës i shqiptarëve nëpërmjet kapjes së mediave

Kryesoret

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas përplasjes publike mes Edi Ramës dhe Nigel Farage. Shehaj e cilëson atë si një “teatër liderash populistë”.

“Një teatër dhe dy lidera populistë që përfitojnë: Farage ekstremisti që mbron anglezët nga shqiptarët, Rama kryeministri që pasi jua bën jetën të pamundur në Shqipëri, tani shitet si mbrojtës i shqiptarëve.”, tha Shehaj.

Sipas tij problemi thelbësor nuk është aftësia politike e Ramës, por infrastruktura e propagandës që ai ka ndërtuar përmes kontrollit të mediave.

“Por kjo nuk është çështje zotësie. Është rezultat i kontrollit pothuajse absolut që Rama ka mbi mediat. Në këto 12 vite ka ndodhur pikërisht kjo gjë, është manipuluar opinioni publik nëpërmjet kontrollit të informacionit.”, tha ai.

Shehaj e mbyll videon me “Cila është zgjidhja? Zgjidhja është që të jemi të vetëdijshëm se kontrolli mbi mediat është burimi i pushtetit absolut të Ramës. Zhvendosja e vëmendjes në çështje dytësore si treni bullgar, listat e hapura, opozita e pareformuar, apo votat e diasporës, thjesht do të forcojë edhe më tepër pushtetin e Ramës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit