Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se për shkak të një defekti në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës, qytetarët në disa zona të Tiranës do të përballen me reduktim të furnizimit me ujë.
Sipas njoftimit zonat e prekura janë: Sauk – Rruga “Ramazan Begu”, Sauk – Rruga Elbasanit, Mjull-Bathore (Palush), Farkë e Vogël (Lagjia Daxhit), Farkë e Vogël (Fshati i Ri), Farkë e Vogël – Rruga Tuneleve dhe Farkë e Vogël (Lagjia Saukbalve).
Ndërkohë skuadrat e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ndodhen në terren dhe po punojnë për të rikthyer furnizimin me ujë në normalitet.









