-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urat mbi Ibër? Berlini i përgjigjet Serbisë: Shikojeni një herë shtëpinë tuaj, Radoiçiç po lëviz lirë

Kryesoret

Ambasada gjermane në Prishtinë i është përgjigjur deklaratave të fundit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të ndalojnë qeverinë e Kosovës të ndërtojë dy ura paralelisht me atë kryesoren mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ambasada gjermane përsëriti atë që tha dje se i kanë bërë thirrje qeverisë që të përmbahet nga veprime përshkallëzuese, por thotë se thirrjet për ulje të tensioneve vlejnë për të dyja palët.

Ambasada gjermane ia rikujtoi Serbisë se Milan Radoiçiç, i cili vetë mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

“Ambasada Gjermane është në dijeni për letrën e fundit të Dr. Petar Petkoviq ku i bën thirrje Bashkimit Europian, shteteve të saj anëtare dhe palëve të tjera të interesuara që të ndalojnë atë që ai e përshkruan si “veprime përshkallëzuese të situatës nga Prishtina”, përkatësisht ndërtimin e planifikuar të dy urave shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Siç e kemi deklaruar vazhdimisht në përgjigjet tona ndaj pyetjeve të mëparshme për shtyp, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të përmbahet nga lëvizjet përshkallëzuese”, tha ambasada gjermane.

“Sigurisht që nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Banjska. Fakti që udhëheqësi i vetëshpallur i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, z. Radoicic, pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon thellësisht përpjekjet për të nxitur besimin dhe llogaridhënien në rajon”.

Ambasada gjermane përdori një proverb gjermane për t’ia bërë me dije Serbisë se duhet të vendosë rregulla në shtëpi të saj para se të merret me çështjet brenda Kosovës.

“Në gjermanisht themi, “Erstmal vor der eigenen Haustür kehren” – Pastro në oborrin tënd së pari. Në dritën e situatës aktuale, kjo proverb na kujton se ti duhet të vendosësh rregull në shtëpinë tënde përpara se të kritikojë vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj. Mosveprimi ndaj ndjekjes penale të autorëve të dhunës është po aq i dënueshëm dhe i padobishëm sa edhe çdo veprim i pakoordinuar nga ana e Prishtinës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit