Janë përcaktuar katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës për Klube. Surprizat janë padyshim Fluminense dhe Al Hilal, të cilët eliminuan Interin dhe Manchester Cityn. Ekipet braziliane dhe saudite do të përballen me Palmeiras dhe Chelsea.
PSG-Bayern është çerekfinalja e tretë për një vend në gjysmëfinalen e dytë. Përballja e fundit çerekfinale do të jetë mes Real Madridit, i cili eliminoi Juventusin dhe Dortmundit, i cili mposhti ngushtë Rayados de Monterrey në fazën e 1/8-tës.
Fluminense dhe Al Hilal, do të luajnë ndeshjen e parë çerekfinale në orën 21:00 këtë të premte, më 4 korrik 2025. Palmeiras dhe Chelsea do të luajnë kundër njëra-tjetrës në orët e para të së shtunës apo më saktë në orën 3:00 të mëngjesit.
PSG dhe Bayern Munich do të luajnë nga ora 18:00, dhe ndeshja e fundit çerekfinale midis Real Madrid dhe Dortmund.