Mesditën e sotme një zjarr ka rënë në zonën e rrjedhjes së përroit të Zaranikës në afërsi të qytetit të Elbasanit.
Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka shkaktuar dëme në sipërfaqet me ullinj që ndodhen në pjesën veriperëndimore të vendit.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilat kanë punuar për lokalizimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave që ndodhen afër. Dyshohet se shkak i zjarrit është ndërhyrja e qëllimshme ose pakujdesi njerëzore.