Kreu i nismës ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj me anë të një video në rrjetet sociale ka denoncuar nga Elbasani situatën pas zjarrit.
Lapaj thotë se inceneratori i Elbasanit duhej që të garantonte cilësinë e mjedisit në qarkun e Elbasanit dhe jo një ndotje për qytetarët.
“Sot jemi në Elbasan dhe kjo këtu është pasaporta europiane e Shqipërisë sot inceneratori i Elbasanit për të cilin janë paguar 26 milionë euro, që do të duhej që të garantonte cilësinë e mjedisit në qarkun e Elbasanit, shkakton sot ndotje masive jo vetëm për qytetarët e Elbasanit por edhe zonat përreth sepse janë zona bujqësore dhe produktet që vijnë nga këto zona janë të spërkatura nga tymi në fushën e mbetjeve me paratë e korrupsionit”, thotë Lapaj.