Prej tre ditësh po vijon djegia e mbetjeve urbane në landfillin e inceneratorit të Elbasanit. Tymi vijon të çlirohet në ajër dhe kjo sjell pasoja në shëndetin e qytetarëve.
Ndërkohë në terren po vazhdojnë përpjekjet e forcave zjarrfikëse, emergjencat civile dhe vullnetarët të cilët po mundohen për të mbajtur nën kontroll vatrën e zjarrit në mënyrë që të mos përhapet më shumë.
Ndërsa policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë nisur hetimet në lidhje me shkakun e zjarrit dhe personit përgjegjës.