-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi miraton raportin e KKIE dhe ligje kyçe në seancën e fundit

Kryesoret

Sot në Kuvend zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë. Në rend dite është miratimi i raportit vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian për vitin 2024, që thekson rolin e tij si organi kryesor këshillimor për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, Kuvendi do të shqyrtojë dhe miratojë disa projektligje të rëndësishme, përfshirë ndryshime në buxhetin e vitit 2025, ligje për tregtinë elektronike, rezervat materiale të shtetit, markat tregtare, patentat dhe certifikatat e mbrojtjes, si dhe ndryshime në ligjin për Forcat e Armatosura.

Në fokus është edhe administrimi i bashkëpronësisë në ndërtesa dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit.

Kjo seancë shënon përfundimin e punimeve të legjislaturës aktuale dhe hap rrugë për zhvillimet e mëtejshme në procesin integrues dhe legjislativ të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit