-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Opozita kërkon debat për zjarrin në landfillin e Elbasanit, por Spiropali refuzon

Kryesoret

Në seancën e fundit parlamentare, opozita kërkoi debat lidhur me zjarrin e madh në landfillin e inceneratorit të Elbasanit, ku flakët dogjën një masë të madhe mbetjesh, duke shkaktuar tym toksik dhe rrezik për banorët.

Kërkesën e bëri deputetja Zheni Gjergji, e mbështetur më pas nga Jorida Tabaku, e cila theksoi nevojën që Kuvendi dhe Ministria e Financave të japin përgjegjësi për inceneratorët që nuk funksionojnë, por për të cilët vazhdojnë pagesat me paratë e taksapaguesve.

Tabaku deklaroi: “Hetimi për 430 milionë eurot e inceneratorëve duhet të vazhdojë. Nuk është e pranueshme që asnjë prej tyre të mos funksionojë dhe megjithatë të paguhet nga buxheti.”

Por kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, refuzoi kërkesën, duke i kujtuar deputetëve të ndjekin rregulloren dhe të mos përdorin foltoren për “propaganda”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit