Në mëngjesin e së enjtës, kalimi i makinave në pikën kufitare të Qafë Botës është ndalur përkohësisht pas arrestimit të një doganieri grek në kalimin në Mavromat. Arsyeja e arrestimit nuk është bërë ende publike.
Pika kufitare në anën greke është mbyllur për automjetet dhe është siguruar nga forcat e policisë, por këmbësorët vazhdojnë të kalojnë pa bagazhe.
Pezullimi ka filluar që nga ora 06:30 dhe autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës.