-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e zjarreve në vend/ Që nga mëngjesi raportohen 14 vatra, 10 janë shuar

Kryesoret

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofton se gjatë ditës së sotme janë raportuar 14 vatra zjarri, ku 10 janë shuar.

Ndërkohë janë aktive vatrat në qarkun Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë. Gjatë gjithë ditës në terren po punojnë shërbimet zjarfikëse, forcat epolicisë, forcat bashkiake dhe helikopteri Cougar për të izoluar dhe shuar vatrat.

Vatrat aktive:

Qarku Vlorë

Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë dje vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Nga puna e forcave në terren është eleminuar rreziku për banesat. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë në fshatin Malcan.

Qarku Elbasan

Më datë 03.07.2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje u angazhuan gjatë ditës së sotme 6 automjete zjarrfikëse me 18 efektivë nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Librazhd, Tiranë dhe Peqin, 12 mjete të tonazhit të rëndë, 5 fadroma, 2 ekskavatorë dhe 1 traktor me zinxhirë nga bashkia Elbasan. Nga Forcat e Armatosura u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 35 trupa, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar . Gjatë ditës u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve. Zjarri vijon të mbetet problematik.

Qarku Kukës

Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e zjarrit:10 punonjës të Shërbimit Pyjor , 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në orën 13:30, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë shkuan 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë nga Mzsh Tiranë dhe 3 forca policore. Terreni jo i favorshëm e bën të vështirë kalimin e mjeteve dhe vatra vijon të mbetet aktive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit