Ditën e sotme një sulm me thikë ka ndodhur në qendër të Tampere-s, Finlandë pranë një qendre tregtare. Si pasojë janë plagosur disa persona dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dhe thotë se nuk ka më rrezik për publikun. Ndërkohë motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.