Mëngjesin e sotëm futbollisti i njohur portugez, Diogo Jota ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti rrugor në Spanjën veriperëndimore, pranë qytetit Cernadilla.
Makina e tij Lamborghini dyshohet se ka pasur një defekt në goma gjatë parakalimit me shpejtësi dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke u rrokullisur dhe ka marrë flakë. Në makinë së bashku me futbollistin ishte edhe vëllai i tij.
Vetëm pak minuta pas aksidentit në momentin kur makina po digjej, një kamionist ka filmuar Lamborghinin e futbollistit.