-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijojnë zjarret në Turqi, një organizatë merr përsipër përgjegjësinë

Kryesoret

Prej 7 ditësh po vijojnë zjarret në disa zona në Turqi. Dy persona kanë humbur jetën dhe sipas agjencisë Anadolu, viktima e parë ishte një burrë 81-vjeçar i paralizuar, i cili ndodhej vetëm në shtëpi kur ajo u përfshi nga flakët.

Ndërsa viktima e dytë ishte një punonjës i emergjencës, Ibrahîm Demir, i cili u vra gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në zonën Edemiz.

Një organizatë që e quan veten “Fëmijët e Zjarrit” ka marrë përgjegjësinë për “dhjetëra zjarrvënie në gjashtë qytete turke”, sipas një deklarate të publikuar online.

Ndërkohë zjarrfikësit turq të ndihmuar nga helikopterë dhe avionë zjarrfikës po vijojnë të përballen me flakët në zonat malore përreth Izmirit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit