Moti i nxehtë në Greqi ka rritur përhapjen e zjarreve në të gjithë vendin. Përhapja e madhe e zjarreve si pasojë e erërave të forta në ishullin jugor grek, Kretë, i ka detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen, thanë zyrtarët të enjten.
Në Kretë janë evakuuar rreth 5000 njerëz për shkka të zjarrve që shpërthyen mbrëmjen e djeshme. Në terren po luftojnë rreth 270 zjarrfikës, 10 helikopterë dhe dronë.
Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë zjarre më të shpeshta dhe më intensive dhe katastrofa të tjera natyrore.