-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greva në Francë/ Aeroporti i Rinasit njoftim për pasagjerët: Mund të ketë vonesa ose anulime fluturimesh

Kryesoret

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar pasagjerët duke i paralajmëruar për vonesa apo anulime fluturimesh për shkak të një greve të punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror në Francë.

Sipas njoftimit në Francë me 3 dhe 4 korrik janë zhvilluar greva nga Kontrolli i Trafikut Ajror dhe janë anuluar mbi 1000 fluturime.

“Të nderuar pasagjerë të TIA-s, është njoftuar një grevë nga Kontrolli i Trafikut Ajror (ATC) në Francë për datat 3 dhe 4 Korrik 2025, e cila mund të ndikojë në operimet e fluturimeve dhe të shkaktojë vonesa apo anulime të mundshme. Për më shumë informacion, ju lutemi kontrolloni faqen zyrtare të linjës ajrore përkatëse dhe email-in/mesazhet tuaja SMS”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit