Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në Pakistan dhe si pasojë shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.
Në ndërtesë jetonin rreth 100 persona dhe dyshohet se 10 persona mund të jenë bllokuar nën rrënoja.
Sipas autoriteteve, ekipet e emergjencës janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.