-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës së fundit

Kryesoret

Këshilltari ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti në një deklaratë për shtyp tha se Shqipëria është e fundit në Europë për cilësinë e jetesës. Teliti u shpreh se sipas raportit, familjet shqiptare shpenzojnë të paktën 40% të të ardhurave të tyre për tu ushqyer.

Ai nënvizoi se Shqipëria renditet e fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor. Sipas Telitit, vetëm me çlirimin e një qeverie teknike, shqiptarët mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë.

“Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

Vetëm përmes një qeverie teknike të çliruar nga kontrolli politik, vetëm përmes një procesi zgjedhor të besueshëm, shqiptarët do të mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë. Vetëm kështu vendi do të futet në shinat e zhvillimit të qëndrueshëm, vetëm kështu do të krijohet një ekonomi reale, konkurruese dhe përfshirëse. Dhe mbi të gjitha, vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vërtet gati për integrimin në Bashkimin Evropian.”, tha Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit