Ditën e sotme Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Në terren ndodhen kryetari i bashkisë, ë Ermal Dredha, strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetur edhe nga forcat e policisë së Vlorës nën drejtimin e drejtorit të qarkut Elidon Çela, si dhe forcat e FNSH Fier.
Kyeministri Edi Rama porosi që të lirohen hapësirat publike për qytetarët jo vetëm në Lungomare por edhe në të gjithë qytetin e Vlorës.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka thënë se aksioni do të vijojë çdo ditë. Ai ka folur edhe për dorëheqjet e drejtuesve të insitucioneve në bashkinë Vlorë dhe u shpreh se largimi i tyre ishte kërkuar prej kohësh për shkak të mungesës së angazhimit maksimal.
Gjithashtu ai paralajmëroi edhe një proces vlerësimi të detajuar për punën e secilit dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj, me qëllim rritjen e vëmendjes ndaj qytetit dhe zgjidhjen e problematikave.