Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga kërcënimi me telefon në Kuvendin e Kosovës, ku si pasojë u evakuan deputetët të cilët ndodheshin në seancën konstituive.
Sipas mediave në Kosovë, policia ka thënë se janë angazhuar njësitë kompetente në lidhje me këtë rast, si dhe është njoftuar prokuroria kompetente dhe hetuesit policorë.
“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, thuhet në njoftim.