Banorët e fshatrave Shkallë e Xibër Murrizë në Klos protestojnë për mungesën e hapësirave të sigurta për kalimin e këmbësorëve në Rrugën e Arbrit.
Me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, kalimi në këtë rrugë bëhet i rrezikshëm.
Ata kanë kërkuar nënkalime ose rrugë dytësore nga kompania “Gjoka Konstruksion”, por kërkesat e tyre nuk janë realizuar.
Rruga nga tunelet e Shkallës deri te tuneli i Murrizit nuk ka asnjë hapësirë të dedikuar për këmbësorët, duke vënë në rrezik jetën e banorëve.