Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar bashkëshorten e tij, Liri Berisha, me rastin e ditëlindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre. Berisha me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se 5 korriku është dita e dy festave të tyre familjare.
“Sot ditë e veçantë për familjen tonë!
Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.
Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.
Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!”, shkruan Berisha.