Aktorja Delinda Disha ka treguar e përlotur për humbjen e dy binjakëve të saj. Ajo ka treaguar edhe gjininë e binjakëve të saj dhe dëshirën që kishte djali i saj Dasantini për të pasur një vëlla dhe një motër.
“Ishte në muajin e katërt dhe shkoi për një kontroll rutinë, por sjellja e mjekes i la të kuptonte se shenjat s’ishin të mira. Më tha qetësohu, merre lehtë, ndodh zakonisht sepse shtatzënitë e binjakëve janë shumë të vështira, prandaj është sukses për ne mjekët kur çdo gjë përfundon me sukses, por një nga bebet nuk i rreh më zemra. Aty sikur m’u përmbys bota dhe direkt çfarë do të bëhet me tjetrin?
E bëmë konsultën, tha tjetrit i dëgjohen të rrahurat e zemrës, mirëpo për kaq sa je ti mua më bën çudi që nuk ka parametrat e duhur. Fillimisht humbi jetën vetëm njëri nga binjakët dhe jo shumë gjatë më pas, edhe tjetri. Ishte ideja që të shpëtonim tjetrin, por nuk vonoi shumë dhe zemra e bebit tjetër pushoi në një kohë të shkurtër. Nuk ndodhi hemorragjia me të parin, ndodhi me të dytin”, tha aktorja.