Pasditen e djeshme një 43-vjeçar ende i paidentifikuar është ekzekutuar me armë zjarri në Shën Parashki të Greqisë. Viktima raportohet se është me nënshtetësi të huaj dhe se shkak i krimit janë mosmarrëveshjet personale.
Viktima kishte me vete çelësat e shtëpisë. Në vendgjarje u gjetën 7 gëzhoja dhe viktima lshtë qëlluar me të paktën tre plumba në qafë.
Sipas dëshmive, autori i krimit kishte veshur rroba të zeza e maskë dhe dyshohet se është larguar me vrap drejt rrugës Evergetou Giavasis.








