Në qytetin e Gondomar, Portugali, u zhvillua ceremonia mortore për futbollistin Diogo Jota dhe vëllain e tij André Silva, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Spanjë. Familjarë, miq dhe figura të njohura të futbollit portugez dhe ndërkombëtar, përfshirë shokët dhe bashkëlojtarët e Jotës nga Liverpool-i, i dhanë lamtumirën e fundit në një atmosferë të rënduar dhe me shumë emocione.
Ceremonia u mbajt në kishën Igreja Matriz dhe Capela da Ressurreição, ku mijëra njerëz ndoqën përmes transmetimit audio, ndërsa hyrja në kishë ishte e rezervuar vetëm për familjen dhe miqtë më të afërt. Pas shërbesës, varri u hap për publikun për t’i përshëndetur për herë të fundit.
Megjithatë, turma e tifozëve që mblidheshin pranë varrit filloi të bënte fotografi, duke shkaktuar ndërhyrjen e policisë për shpërndarjen e tyre. Pavarësisht kësaj, disa prej tyre u kthyen përsëri.
Në fjalën e tij, peshkopi i Portos u shpreh me fjalë prekëse ndaj fëmijëve të Jotës, duke theksuar dhimbjen e madhe të familjes dhe mungesën e fëmijëve në funeral.
Ceremonia përfundoi me himne dhe lutje, ndërsa qindra e mijëra persona shprehën ngushëllimet për familjen e dy vëllezërve që la pas Diogo Jota, i sapomartuar dhe me tre fëmijë të vegjël.