Policia e Lushnjës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili mbante armë dhe municion luftarak në banesën e tij në Karbunarë.
Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit me iniciale V.Ç., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.