Një 26-vjeçar me iniciale A.Dh., me detyrë inxhiner u arrestua dhe akuzohet për veprën penale “menaxhimi i mbetjeve”.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë Himarë ushtruan kontrolle në një subjekt ndërtues në vendin e quajtur Gjilekë, Drimadhë, fshati Dhërmi ku po ndërtohen objekte hotelerie dhe banimi, me leje të miratuar.
Gjatë kontrollit u konstatuan mbetje inerte ndërtimi në afërsi të objektit dhe në vijën bregdetare, duke sjellë ndotje të ambientit përreth.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.