Kandidatja e Partisë Socialiste, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes dhe njftoi se vendin e saj do t’ia lërë Zegjine Çaushit. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Zegjine Çaushi ka falenderuar Maldrita Bardhon dhe e cilëson këtë vendimsi të guximshëm dhe befasues.
Zegjineja shprehet se detyra e saj në Kuvendin e Shqipërisë e bën atë më të përgjegjshme, si dhe koha do ta tregoja se kush është. Gjithashtu nuk ka munguar edhe përshëndetja për kandidatin e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhin.
“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.
Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.
Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”, shprehet Zegjineja.
View this post on Instagram