Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Porto të Portugalisë, zhvilloi takime me figura kyçe ndërkombëtare, përfshirë Presidentin e Këshillit të Europës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së.
Mediu njoftoi se në këto takime u ra dakord për vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën shqiptare dhe për prezantimin e fakteve mbi manipulimin e pretenduar të zgjedhjeve të 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai deklaroi:
“Në Porto, gjatë Asamblesë Parlamentare të OSBE, pata kënaqësinë të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE dhe Presidentin e Këshillit të Europës, Theodoros Roussopoulos. Në takim ramë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën dhe prezantimin e fakteve të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit.”