Një konflikt verbal mes dy shqiptarëve në Tuz ka përfunduar me një tentativë vrasjeje mëngjesin e sotëm. Viktima, B.B., 31 vjeç, u plagos me një mjet të mprehtë, dyshohet thikë, dhe u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.
Pas hetimeve, policia lokalizoi dhe arrestoi të dyshuarin K.B., 40 vjeç, në qytetin Drume, Komuna e Tuzit. Në momentin e arrestimit, te K.B. u gjet një thikë që dyshohet të jetë përdorur në ngjarje.
K.B. do të përballet me akuza për vrasje në tentativë dhe do të dorëzohet në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë.