Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën sulmuesi i Liverpool Diogo Jota dhe vëllai i tij André Silva.
Ata po udhëtonin me një Lamborghini Huracán, kur mjeti doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë në autostradën A-52, pranë zonës Cernadilla, në provincën e Zamorës.
Sipas mediave spanjolle, makina po lëvizte shpejtësi të lartë, kur gjatë një manovre parakalimi në një segment të njohur për asfaltin e dëmtuar, shpërtheu një gomë e pasme.
Kështu bëri që makina të humbte kontrollin, të përplasej dhe më pas të përfshihej nga flakët. Mjeti i fuqishëm që kishte rrota të pasme aktive, nuk arriti të ndalonte në kohë.
Diogo Jota i ishte nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri dhe për këtë arsye mjekët i kishin ndaluar fluturimin me avion.