-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump nënshkruan letra për 12 partnerët tregtarë të SHBA-së

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka nënshkruar letra drejtuar 12 partnerëve tregtarë të vendit në lidhje me normat e tarifave që do të vendosen për produktet e tyre të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të dërgohen të hënën. Trump nuk ka treguar se kujt vende do u drejtohen letrat.

“Kam nënshkruar disa letra dhe ato do të dërgohen të hënën, ndoshta një duzinë. Është më e lehtë të dërgosh një letër që thotë: ‘Dëgjoni, ne e dimë që kemi një deficit ose në disa raste një suficit, por jo në shumë raste. Ja çfarë duhet të paguani për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara. Shuma të ndryshme, tarifa të ndryshme. E bëmë me Britaninë dhe ishte shumë mirë për të dyja palët. E bëmë me Kinën dhe mendoj se është shumë mirë për të dyja palët”, tha Trump duke folur me gazetarët nga Air Force One.

Ai ka vendosur 9 korrikun si afatin e fundit për Uashingtonin dhe partnerët e tij për të arritur marrëveshje mbi transaksionet e tyre tregtare.

Trump ka kërcënuar se do të rrisë tarifta dhe mund të shkojnë nga 10% në 20% ose edhe të arrijë 60% në 70%. Deri tani administrata Trump ka njoftuar vetëm marrëveshje me Britaninë dhe Vietnamin. Ndërsa SHBA-ja dhe Kina kanë rënë dakord të ulin përkohësisht tarifat e vendosura nga njëra-tjetra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit