Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pasditen e sotme në fshatin Gryk-Çajë, Kukës, ku një makinë tip “Fiat” doli nga rruga për arsye ende të paqarta.
Nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit, një 65-vjeçar banues në fshatin Çajë, i cili ndërroi jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.
Policia e Kukësit njoftoi se po vijon hetimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.