-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anije tregtare në pronësi Greke sulmohet në Brigjet e Jemenit

Kryesoret

Një incident i rëndë ndodhi në mesditën e së dielës, më 6 korrik 2025, rreth 95 kilometra në jugperëndim të portit të Hodeidah në brigjet e Jemenit, kur një anije tregtare në pronësi greke u sulmua nga anije të vogla me motor dhe mjete ajrore pa pilot (dronë).

Sipas raportit të UK Maritime Trade Operations (UKMTO), anija u rrethua nga disa anije të vogla të armatosura, të cilat hapën zjarr me armë të vogla dhe përdorën granata. Ekipi i armatosur i sigurisë në bord iu përgjigj sulmit, duke shkëmbyer zjarr me sulmuesit.

Sulmi u zhvillua në dy faza. Fillimisht, anija u godit nga armë zjarri dhe raketa. Pas kësaj, një valë e dytë përfshiu katër dronë, nga të cilët dy u rrëzuan nga mbrojtja e anijes, ndërsa dy të tjerë goditën objektivin, duke shkaktuar dëme serioze strukturore dhe hyrje të ujit në bord.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar ose viktima midis anëtarëve të ekuipazhit. Për arsye sigurie, ekuipazhit iu urdhërua të braktisë anijen.

Autoritetet detare dhe ushtarake po ndjekin nga afër zhvillimet dhe po hetojnë incidentin. Ngjarja vjen në një kohë të tensionuar për rajonin e Detit të Kuq, ku korridoret detare vazhdojnë të jenë nën kërcënimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare, në sfondin e pasigurisë gjeopolitike dhe veprimtarisë së grupeve të armatosura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit