-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asgjësohen mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, procedohen 8 kryepleq dhe 2 roje mjedisi

Kryesoret

Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Koordinata” ka asgjësuar 40 621 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:
D. V., kryetar i fshatit Pecaj
R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë
N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj
L. M., kryetar i fshatit Nicaj
Gj. K., kryetar i fshatit Mollë
L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura

Ndërsa në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:
P. I., kryetar i fshatit Bzhetë
Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj
M. Ç., roje pyjesh
M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme

Ndërsa në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit