Një 12-vjeçare është abuzuar nga babi i saj në fshati Sheqisht të Fierit. Prokuoria e Fierit ka proceduar penalisht Zamir Metën për dy vepra penale, pasi akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur.
Bahri Mblloshmi në një intervistë në Euronews Albania ka treguar se ka gjetur 12-vjeçaren në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit. Ai ka treguar se ajo ishte e trembur dhe i kishte thënë që nuk do të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.
“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër.
Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë.
Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, ka treguar ai.