-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia Elbasan: Zjarri në landfill drejt shuarjes

Kryesoret

Pas gjashtë ditësh përpjekjesh intensive, zjarri në landfillin e Elbasanit është shuar në 95%. Autoritetet lokale njoftojnë se pjesa e mbetur përbëhet nga avuj dhe gazra, pa prani flakësh aktive.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, falënderoi zjarrfikësit, ushtrinë dhe strukturat vendore për angazhimin maksimal, duke e cilësuar situatën si “betejë të fituar bashkërisht”.

Drejtori i Zjarrfikësve, Arben Cara, tha se ky ishte një nga operacionet më sfiduese të dekadës, për shkak të përbërjes ndotëse të mbetjeve. Ndërkohë, kapsulimi i mbetjeve do të vijojë, dhe terreni do të monitorohet në vazhdimësi për të shmangur rindezjen e vatrave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit