Bayern Munich ka konfirmuar se Jamal Musiala ka pësuar një frakturë në fibulë me zhvendosje të kyçit të këmbës dhe do t’i nënshtrohet operacionit.
Dëmtimi erdhi pas një përplasjeje me portierin Donnarumma në ndeshjen ndaj PSG-së në Botërorin për Klube, që përfundoi 2-0 për francezët.
Musiala pritet të mungojë për disa muaj, duke i dhënë një goditje të rëndë Bayern-it në fillim të sezonit.